Euro2024

Kasper Hulmand shpreson të vazhdojë punën si trajner i Danimarkës

06/30/2024 17:19
nga:E K

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hulmand, shpreson të mbajë detyrën e tij pavarësisht se u eliminua në 1/16 e Kampionatit Evropian pas humbjes 2-0 nga Gjermania mikpritëse.

“Ne patëm dy kampionate të mira evropiane ku performuam vërtet mirë. Dhe ky nuk është vetëm mendimi im. Përveç kësaj, unë kam ende një kontratë me federatën”, u shpreh ai, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne do të analizojmë gjithçka që ka ndodhur. Do të flasim për këtë edhe në federatë, do të paraqes analizat e nevojshme dhe do të shohim se si mund ta përmirësojmë ekipin në turnetë dhe takimet e ardhshme”, siguroi Hulmand.

Ai ka një kontratë me “dinamitin e kuq” edhe për 2 vite dhe shpreson ta përmbushë: “Duhet të shohim se si t’i mbajmë tifozët në krah. Dua të falënderoj sërish të gjithë mbështetësit tanë, si ata në stadium ashtu edhe ata jashtë stadiumit, kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që na mbështesin dhe janë me ekipin, gjë që më bën krenar”.

/ GazetaBlic Sport.