Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21, tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti, po blen vota dhe i njëjti, sipas tij, nuk po e çan kokën.
Për qeverinë në detyrë, Kasapolli dha një përshkrim të shkurtër:
“Njeriu njërën dorë që ta futë në xhep e me tjetrën dorë bën me gisht ‘qyky hajni’, ky është përshkrimi i cili mund t’i bëhet kësaj qeverie”, theksoi ai.
Ai shtoi se Kurti nuk është i bindur ende që e ka humbur 50 përqindëshin e votave.
“Albin Kurti po blen vota edhe nuk po e çan kokën. Unë besoj që zoti Kurti e ka dëshmuar edhe një herë që ai është vetë shteti dhe po e luan rolin si i tillë. Ai ende nuk është i bindur që e ka humbur 50% dhe ende thirret në votën e popullit”, tha ai.


