Sporti

Kartoni i kuq i Joao Felix në debutim do t’i kushtojë Chelseat 2.4 milionë euro

01/13/2023 15:27
nga:Mergim Rreci

Joao Felix mori një karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Kenny Tete në debutimin e tij me Chelsea në humbjen e tyre 2-1 ndaj Fulham.

Ky përjashtim do ta detyrojë lojtarin e huazuar nga Atletico Madrid të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelseat kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham. Kjo e lë atë jashtë për 30 ditë, përcjel GazetaBlic Sport.

Daily Mail vlerëson se Chelsea ka investuar në total 23.6 milionë euro në operacionin Joao Felix, mes asaj që duhet t’i paguajë Atletico-s për huazimin e tij si dhe pagës së lojtarit.

Gazeta raporton se kostoja e kartonit të kuq të Joao Felix në bazë të kësaj marrëveshje vlerësohet në 2.4 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/