Lajme

Kaq pasuri ka Kryetari i Hani të Elezit, Rufki Suma

06/12/2018 22:45
nga:D.I

Kryetari i Hani të Elezit, Rufki Suma ka deklaruar pasurinë e tij në Agjensionin Anti Korrupsion.

Suma në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 59 mijë e 100 euro, ndërsa ka toka me vlerë prej rreth 60 mijë e 840 euro, ndërsa si pronësi të përbashkët ka deklaruar se ka një tokë tjetër e cila kap shumën e 4 mije e 860 euro.

Ai  tek pjesa e pasurisë së luajtshme ka një veturë Golf 5 e cila i takon fëmijëve të tij.

Para të gatshme në llogarinë e Sumës ka gjithsej 264 euro ndërsa prindi i tij vetëm 8 euro e 65 cent.

Në pjesën e përshkrimit të hollësishëm të të hyrave vjetore, I pari i Hani të Elezit ka deklaruar se merr 14 mijë e 470 euro e 89 cent. Nga mëditja nga buxheti i Kosovës ai merr gjithsej 250 euro. Suma po ashtu merr edhe pensionin e TMK-së qe kap shumën 2.628 euro.

Për ta parë pasurinë e deklaruar nga Rufki Suma, klikoni KËTU.

Theksojmë se Suma ka kandiduar për të parin e Hanit të Elezit si kandidat i pavarur dhe kjo është hera e tretë që Suma pa pikë problemi fiton zgjedhjet në qytetin e tij. /GazetaBlic/ 

06/20/2018 08:30

Femra, drogë dhe jeta e luksit e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu