Lajme

Kaq humbje financiare u shkaktuan nga koronavirusi, në vetëm një biznes kosovar

05/22/2020 22:26
nga:A. R.

“Blic Interview” ka realizuar dokumentarin mbi dëmet ekonomike që u shkaktuan nga pandemia COVID-19.

Në këtë dokumentar kanë folur akterë të ndryshëm të bizneseve ku kanë rrëfyer humbjet që u janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Një person që posedon biznes të transportit, ka rrëfyer për humbjen e mëdha që u janë shkaktuar nga mbyllja e lëvizjes së lirë.

Ai e ka krahasuar periudhën e tanishme me atë të vitit të kaluar, ku ka thënë se dallimi është jashtëzakonisht i madh në të hyrat e biznesit të tij, shkruan Gazeta Blic.

“Po bëhen më shumë se dy muaj që ne kemi ndalur biznesin për transport. Kjo ka shkaktuar dëme të mëdha në të hyrat e biznesit tonë”, ka rrëfyer shefi i “Arditi Tours”.

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: