PSG mposhti Bayernin 2-0, dhe ashtu si në ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, pati një minutë heshtje në nder të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva.
Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni Marquinhos u përpoq ta shpjegonte momentin e vështirë për katër shokët e tij të ekipit ndërkombëtar portugezë – Nuno Mendes , João Neves , Vitinha dhe Gonçalo Ramos, në lidhje me vdekejen e Jotas dhe Silvas.
“Është gjithmonë e vështirë të dëgjosh lajme të tilla. Është e vërtetë që kemi lojtarë portugezë që kanë luajtur, që luanin me të vetëm dy ose tre javë më parë. Është shumë e trishtueshme sepse ai ishte një shok skuadre profesionist. Ai meriton të gjitha homazhet, të gjitha mendimet e të gjithë lojtarëve, sepse është një aksident, është shumë e vështirë për familjen e tij. Mendimet e mia shkojnë tek ai, tek familja e tij dhe tek të gjithë ata që janë afër tij”, tha ai në deklaratat për DAZN.
/GazetaBlic Sport/