Lajme

Kapet serbi që po i furnizonte kosovarët me drogë

03/02/2020 10:15
nga:Norë Kelmendi

Është arrestuar një serb në Fushë Kosovë për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së shtunës, pra më 29.02.2020, në rrugën “28 Nëntori”, në Fushë Kosovë, ka arrestuar fillimit pesë persona për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”

Sipas njoftimit, në mesin e të arrestuarve kanë qenë katër kosovarë dhe një serb dhe deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të lloje të ndryshme narkotike me pesha të ndryshme si: Marihuanë, Amfetaminë dhe fara kanabisi, po ashtu janë konfiskuar edhe dy telefona mobil, 2617.2 euro para të gatshme, 40 mijë e 440 Dinarë të Serbisë si dhe dy nga 50 euro dyshohet të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se janë furnizuar nga i dyshuari serb.

Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj K/shqiptar dhe një K/Serb pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca të lloje të ndryshme narkotike me pesha të ndryshme si: Marihuanë, Amfetaminë dhe fara kanabisi, po ashtu janë konfiskuar edhe dy telefona mobil, 2617.2 euro para të gatshme, 40440 Dinar të Serbisë si dhe dy nga 50 euro dyshohet të falsifikuara. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se janë furnizuar nga i dyshuari serb. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull serb është dërguar në mbajtje dhe katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

06/03/2020 23:03

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes