Cool

Kapet breshka ‘aliene’! Krijesa që po çmend rrjetin

07/16/2018 18:57
nga:A. R.

Shumë nga ata që e kanë parë për herë të parë hodhën hipotezën se kemi të bëjmë me një breshkë “aliene”.

Kjo krijesë e veçantë u gjet në Itali, në lumin Garda. Ajo është një prej shumë llojeve të breshkave. Specia quhet “Pelodiscus sinensis” dhe është tepër e rrallë.

Në Itali ajo nuk ka habitatin e saj por studiuesit thonë se me shumë mundësi dikush mund ta ketë sjellë nga Kina, Vietnami apo Taivani ku kjo breshkë mund të gjendet.

Ajo që e bën të veçantë dhe të duket si “aliene” është hunda e saj e gjatë dhe sytë e ndritshëm.

Breshka u dorëzua në parkun e Bussolengo në Verona ku do t’i nënshtrohet analizave.

02/18/2019 19:22

Lind me zemër jashtë trupit, breshkën s’ka kush ta shërojë