Sporti

Kapen hajdutët që vodhën një shumë të madhe të hollave në shtëpinë e Sterling

07/31/2020 21:13
nga:Lorik J

Një bandë hajdutësh vodhi sende luksoze në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni paund nga shtëpia e të pasurve dhe të famshëmve.

Grupi “i sofistikuar” i vodhi individëve “pasuri të madhe” përreth Anglisë për një periudhë 11-mujore, përcjell GazetaBlic.

Futbollisti i Manchester Cityt, Raheem Sterling dhe këngëtari i Jamiroquai, Jay Kay ishin në mesin e atyre që ishin në shënjestër.

Thomas Mee, 42 vjeç, Vincent Ball, 52 vjeç dhe John Barlow, 58 vjeç, nga Liverpooli, pranuan komplotin për vjedhjet e shtëpive.

Treshja do të dënohet të hënën. Simon Parry, duke ndjekur penalisht, tha se personat ishin “hajdutë shtëpi shumë të organizuar dhe të sofistikuar”, të cilët kishin në shënjestër shtëpitë e “individëve me pasuri të lartë”, duke përdorur targa me numra të klonuar.

/GazetaBlic/