Cool

Kaos, një kamion me 170 derra përplaset në autostradë

02/25/2020 10:04
nga:N S

Pas përplasjes shumica e derrave ikin, kurse të tjerët vdesin nga aksidenti.

U bë një kaos në autostradë nga përmbysja e një kamioni që në të gjendeshin 170 derra. Rrugët u bllokuan pas kësaj përplasje.

Disa nga kafshët ikën pas përplasjes. Përplasja ndodhi rreth orës 9:05 në Las Rozas afër Madridit në Spanjë.

Zjarrfikësit menaxhuan situatën duke i mbledhur kafshët derisa disa nga to vdiqën gjatë përplasjes. Një burrë 46-vjeçar, kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua në spital.

Emergjenca trajtoi katër burra të tjerë që pësuan lëndime, incidenti shkaktoi kaos në autostradë duke bllokuar rrugët për disa orë.