Sporti

Kaos në klubin e Serie A, “Guardia di Finanza” i sekuestron aksionet në masën 100%

12/20/2023 17:22
nga:Mergim Rreci

Probleme në horizont për klubin e Serie A, Hellas Verona dhe presidentin e saj Maurizio Setti.

Ky i fundit është nën hetim nga Guardia di Finanza e Bolognas për mashtrim ndaj bankës. Kjo masë vjen si pasojë e hetimeve të cilat u ngritën pas falimentimit të një shoqërie aksionare e cila gjithashtu pronare e Hellas Veronës.

Nga hetimet rezulton se janë kryer transaksione të dyshimta aksionesh nga shoqëria aksionare te klubi i Veronës dhe që në të dyja rezulton të jetë i njëjti sipërmarrës, Maurizio Setti. Ndaj, Guardia di Finanzia e Bolognas si masë paraprake ka sekuestruar në masën 100% aksionet e klubit të Hellas Verona.

Ndërkohë, nëpërmjet një reagimi zyrtar, klubi i Veronës thekson se aksionet nuk preken nga ky vendim dhe se në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një çështje mes një kompanie të presidentit Setti me një tjetër kompani.