Prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria ndodhet në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike.
Top Channel ka mësuar se avaria është shkaktuar nga një problem i jashtëm në linjën me Malit të Zi.
‘Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.’-njofton OST.
Energjia elektrike vijon të jetë e ndërprerë në Tiranë, ndërsa në shumë rrethe është rikthyer.