Showtime

Kanye West dëshiron të lansojë muzikë të re “shumë shpejt”

03/14/2018 09:43
nga:FL.B

Kanye West ka lënë në pritje gjithë botën e muzikës.

Pas raportimeve se Kanye West po punon në këngë ët reja, një burim i afërt me reperin nga Chicago ka bërë të ditur se diçka po vjen “shumë shpejt”.

Burimi i reperit thotë se Kanye jo krejt pa arsye ka vendosur që të shkojë në një resort skijimi.

“Ai mendon se të qendurit në male nuk e lejon që të shpërqëndrohet dhe ka më shumë sens për drejtimin e muzikës së tij”.

“Kjo është arsyeja pse ai zakonisht shkon atje për t’i kryer gjërat e mëdha. Kanye dëshiron të lansojë diçka shumë shpejt dhe është shumë i ngazëllyer për t’iu kthyer lojës kreative”, u shpreh burimi për E! News.

Kanye ka kohë që po qëndron në kampion e tij të regjistrimit të muzikës në Wyoming, e aty ai ka pasur praninë e disa miqve si Nas, Kid CUdi, Travis Scott dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian e cila i ka bërë një vizitë bashkëshortit.

Sipas disa spekulimeve tjera, Kanye po punon në album, por së pari mendon të publikojë një bashkëpunim me Kid Cudi. /Telegrafi

09/30/2018 16:08

Kanye West ndryshon emrin skenik