Lajme

Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

3 vite më parë
nga:Q R

Një person është arrestuar në fshatin Shalë të Lipjanit, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.