Lajme

Kanosen tre persona me armë zjarri në Ferizaj, i dyshuari në arrati

01/23/2024 09:10
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë raportuar për një mosmarrëveshje me një person të tjetër, i cili pas kësaj mosmarrëveshjeje ka shtënë disa herë me armë zjarri në një distancë rreth 150 metrave.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, zyrtarët policor në konsultim me prokurorin kanë vepruar menjëherë.

Shtëpia e të dyshuarit është bastisur dhe në rezultat është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas, e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.

Ndërkaq, i dyshuari nuk gjendet në vendin e ngjarjes dhe është ende në arrati.

“Ferizaj 22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti sipas njoftimit të Policisë është duke u hetuar.