Sporti

Kane beson se Conte do ta rikthejë Tottenhamin në krye të Premierligës

11/05/2021 23:47
nga:E K

Kapiteni i Tottenham vlerësoi cilësitë e trajnerit të ri të Tottenham, Antonio Conte.

Antonio Conte debutoi si trajner i Spurs në Europa Conference League duke mposhtur Vitessen me rezultat 3-2.

Harry Kane beson se italiani është trajneri që i duhet skuadrës për t’u rikthyer në krye të Premier League, përcjellë GazetaBlic Sport.

“Për të qenë i sinqertë, Conte ka ambicie të mëdha. CV-ja e tij flet vetë. Ai është një trajner i respektuar dhe shumë i vlerësuar për punën që ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij. Ne kemi një trajner dhe një klub që besojnë tek ne. Kjo zgjedhje tregon pikërisht këtë. Ai sjell pasion, vendosmëri, qoftë në stërvitje, lojëra, takime apo në dhomën e zhveshjes. Ai ka fituar tituj në nivelin më të lartë dhe me klube të mëdha. Jam shumë i emocionuar të mësoj prej tij, të punoj nën urdhërat e tij. I gjithë pasioni që tregon i bën lojtarët të duan të japin gjithçka për të kur dalin në fushë. Tashmë është e mundur ta ndjesh këtë”, tha golashënuesi i Tottenhamit, në një prononcim për The Guardian.

/GazetaBlic Sport/