Kandidati për deputet nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka treguar problematikat me të cilat përballet KEDS-i.
Ai ka premtuar se me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet punëtorëve do tu kthehet dinjiteti dhe do të kenë paga të dinjitetshme.
“Ne do ta themelojmë Gjykatën e Punës dhe trefishojmë numrin e inspektorëve kështu që punëtorët do të jenë të sigurte, si dhe gjithashtu do të rrimë afër konsumatorëve për furnizim të rregullt dhe cilësor të energjisë” thotë kandidati për deputet i VV-së Mefail Bajqinovci
Më poshtë ndiqeni videon: