Lajme

Kandidati me numër 20 i VV-së Mefail Bajqinovci del në përkrahje të punëtorëve social

10/04/2019 10:54
nga:A. R.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se punëtorët social në Qendra për Punë Sociale në Kosovë punojnë në kushte shumë të rënda dhe se ata po përballen me rreziqe të shumta.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Bajqinovci ka thënë se punëtorët social jo vetëm se punojnë me paga të ulëta, por për punën e tyre nuk ju paguhet as puna e kujdestarisë, as rrezikshmëria dhe asnjë beneficon tjetër.

“Diskriminimi i punëtorëve social
Punëtorët social në Qendra për Punë Sociale në Kosovë punojnë në kushte shumë të rënda. Ata përballen me rreziqe të shumta, kanë rol primar në edukimin dhe kujdesin ndaj familjes dhe fëmijës, mbrojnë interesat e familjeve në nevojë, kurse në anën tjetër janë kategoria më e pa respektuar dhe më e pa paguar e cila punon në kushte të rënda”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje, ai është shprehur se kjo dëshmohet edhe me ligjin e pagave, ku pozita e punëtorëve sociale nuk parashihet fare, sepse qeveria e kaluar nuk e ka paraparë fare edhe pse në numër jeni 403 e që në realitet është dashtë të jeni së paku 1 500, ashtu siç kërkohet me standarde.

“Punëtorët social jo vetëm se punojnë me paga të ulëta, por për punën e tyre nuk ju paguhet as puna e kujdestarisë, as rrezikshmëria dhe asnjë beneficon tjetër.
Kjo dëshmohet edhe në Ligjin e pagave, ku pozita e juaj nuk parashihet fare, sepse qeveria e kaluar nuk ju ka paraparë fare edhe pse në numër jeni 403 e që në realitet është dashtë të jeni së paku 1 500, ashtu siç kërkohet me standarde.
Edhe pse Ligji ata i njeh si shërbyes profesionist, ata vazhdojnë të trajtohen si shërbyes civil, si punëtorë administrative”, ka thënë Bajqinovci.

Në fund, ai ka thënë gjithashtu se, rritja e numrit të punëtorëve social do të jetë një nga prioritet e mija dhe studentët të cilët diplomojnë në punën sociale nuk do të kenë nevojë të ikin nga Kosova dhe të ju shërbejnë gjeneratave të treta në perëndim, por këtë punë do ta kryejnë në Kosovë.

“Po ashtu rritja e numrit të punëtorëve social do të jetë një nga prioritet e mia, dhe studentët të cilët diplomojnë në punën sociale nuk do të kenë nevojë të ikin nga Kosova dhe të ju shërbejnë gjeneratave të treta në perëndim, por këtë punë do ta kryejnë në Kosovë, sepse Kosova ka nevojë për ju.
Unë do të jem zëri i juaj në parlament dhe do ta bëj maksimumin për kthimin e dinjitetit tuaj si në pagë, si në përmirësimin e kushteve gjithashtu edhe në mbrojtjen tuaj, për punën madhore të cilën ju e bëni për familjen!”, ka përfunduar Bajqinovci.

Ndryshe, Mefail Bajqinovci në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me numrin 20 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.