Uncategorized

Kandidati i PDK’së për deputet: Rusët kanë mundur të ndikojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit

10/11/2019 23:55
nga:M K

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka përmendur mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 6 tetorit.

Berisha ka thënë se Rusia ka ndikim përmes Turqisë dhe Serbisë në rajon.

“Është ky influencim rus, por jo i drejtpërdrejtë, por përmes Turqisë dhe Serbisë… por ne jemi dëshmitar të gjithë këtu se BE-ja ka miratuar një buxhet të veçantë pikërisht rreth kësaj teme për influencimin rus në rajon”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

“Kanë probleme edhe ata vetë. Edhe të jeni të sigurt se e njëjta gjë po komprementohet, që sa ditë janë këto zgjedhjet në Kosovë, influencimi i tyre edhe në zgjedhjet në Kosovë…”, është shprehur Berisha.

11/18/2019 19:28

Ish-deputetët e PDK-së për mëditje e hotele këtë vit shpenzuan mbi 39 mijë euro