Lajme

Kandidatët që kaluan procesin e noterisë, i drejtohen Avokatit të Popullit: Ministrja Haxhiu ka bërë shkelje të ligjit

03/10/2020 15:17
nga:N.K

Përmes një shkrese, disa kandidatë të cilët kishin kaluar procesin e Noterisë, i cili para pak ditësh u anulu tërësisht nga Ministria e Drejtësisë, i janë drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit.

Përmes një ankese të shkruar në letër, ata thonë se Minisrja Albulena Haxhiu, ka pranuar që procesin e noterisë e kishin kaluar edhe kandidatë në mënyrë meritore, duke shtuar se Ministra ka mundur të marr vendimin në baza individuale, në mënyrë që të mos shkelë të drejtën dhe dinjitetin njerëzor për kanditatët që e kanë kaluar provimin me meritë.

Më poshtë gjeni ankesën e plotë:

Ministria e Drejtësisë të Republikës së Kosovës me vendimin nr.15/2020 të datës 21.02.2020, ka anuluar provimin e notersië të mbajtur në vitin 2019, me ç’rast ka bërë shkeljen e dispozitave të Kushtetutës së Republikës të Kosovës, si dhe dispozitave të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, respektivisht nenit 53, 54 dhe 55 të këtij Ligji. Andaj, më poshtë janë të shtjelluara në detaje baza ligjore në të cilën mbështetet kjo ankesë.

Në nenin 53 të Lgjit Nr.05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative parashihet procedura e anulimit të aktit administrative:“1.Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, sipas detyrës zyrtare, nga organi publik që ka kompetenca të nxjerrë aktin, nga organi i tij mbikëqyrës apo nga një organ tjetër i përcaktuar shprehimisht me ligj.2. Anulimi i një akti administrativ ka pasoja në të kaluarën (retroaktive), ndërsa shfuqizimi i aktit administrativ ka pasoja vetëm në të ardhmen. Anulimi edhe shfuqizimi mund të jenë të pjesshëm apo të tërësishëm.3. Anulimi apo shfuqizimi bëhen me një akt të ri me shkrim, i cili anulon, shfuqizon, ndryshon apo plotëson aktin e parë. Ndërsa në nenin 54 të këtij Ligji, janë përcaktuar kushtet që është dashur të plotësohen për anulimin e një akti administrative: “Një akt administrativ i paligjshëm duhet të anulohet, nëse 1.1.është nxjerrë nën shtrëngim, zhvatje, shantazh, mashtrim, kanosje, ryshfet apo nën ndikimin e një vepre tjetër penale; 1.2.objekti i tij është ligjërisht apo materialisht i pamundur, apo 1.3.zbatimi i aktit do të përbënte vepër penale”. Në rastin konkret nuk janë plotësuar asnjë prej kushteve që kërkohen me ligjj për anulimin e provimit për noteri, mirëpo kemi vetëm supozime dhe insinuata nga ana e Ministres se ka pasur parregullsi.      

Ministrja në deklaratën e saj të dhënë në media para marrjes së vendimit për anulimin e provimit për noteri ka thënë: “Me letra janë krejt në rregull, por edhe përkundër këtyre letrave që unë i kam në disponim fshihet një pazar që e kanë bërë për të mundësuar që njerëzit që kanë lidhje qoftë familjare qoftë partiake të kalojnë provimin e noterisë. Unë e di që brenda këtij provimi kanë kaluar edhe njerëz meritor që janë meritor. Brenda kësaj jave do të merret vendimi për anulim. Si veprim së pari do të jetë anulimi i këtij procesi dhe pastaj shkarkimi i anëtareve që kanë qenë pjesë e komisionit, tha Haxhiu” .  Pra, vetë Ministrja e ka pranuar që kanë kaluar edhe persona me meritë por prapë se prapë ka vendosur ta anuloj të gjithë procesin duke mos e pritur kryerjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë, përderisa ajo vet në deklaratën e dhënë për media ka thënë se janë duke u kryer hetime nga ana e Prokurorit të Shtetit: “Haxhiu ka shtuar se ky proces është duke u hetuar edhe nga ana e Prokurorisë”. Ne kandidatët që e kemi kaluar provimin nuk jemi kundër anulimit të provimit për personat që vërtetohet përmes procesit gjyqësor se të njëjtit e kanë kaluar provimin pa meritë, por jemi kundër anulimit kolektiv të provimit për të gjithë kandidatët duke na u shkelur të drejtat dhe liritë që i parasheh akti më i lartë Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare që aplikohen drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Andaj, kërkojmë që të respektohet parimi i vjetër i drjetësisë që njihet që nga e Drejta Romake: “Më mirë të lirohen njëqind fajtor se sa të ndëshkohet një i pafajshëm”.  

Në pikën 4 të pjesës së arsyetimit të vendimit të atakuar, thuhet që është shkeluar parimi i ligjshmerisë, transparencës dhe objektivitetit me arsyetimin se provimi i noterisë nuk është mbajtur në të njetën kohë për të gjithë kadndidatët dhe se monitorimin e sallave do të duhej ta kenë bërë stafi i departamentit për profesione të lira, ndërsa në rastin konkret  kanë marrë pjesë antarët e Komisionit dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur deri tek mundësia e dhënies së provimit nga ana e kandidatëve që kanë lidhje me pushtet apo kanë lidhje familjare me pushtetin. 

Ne nuk mund të bartim përgjegjësi për shkeljet teknike që mund të kenë ndodhur gjatë organizimit të provimit dhe nuk mund të dëmtohemi me supozimin që disa nga kandidatët janë pjesë e pushtetit apo kanë lidhje me pushtet, supozime të bazuara në shkrimet e portaleve dhe gazateave ditore, që sikurse dihet botërisht, portalet pothuajse të vetmin qëllim e kanë rritjen e numrit të lexuesve. 

Në pikën 5 të pjesës së arsyetimit të vendimit  thuhet: “Raporti i cili ëshë krijuar  kunderligjshem ndermjet personave zyrtar përgjegjës, të cilët ishin obliguar në respektimin e parimeve të ligjshmeris, transparences dhe objektivitetit gjatë procesit të provimit të noteris, ka pasur për qëllim që të vendosen noter me vula familjare, miqësore apo partiake duke rezultuar me shkleje të këtyre parimeve të cilat rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet  të cilat e rregullojn veprimtarin dhe funksionin e administratës shtetërore, “Në lidhje me këtë, Kushtetuta e Kosovës në nenin 3 paragrafi 2 “Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”  dhe nenit 24 paragrafi 1 të Kushtetutes së Republikes së Kosovës “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal”. Ndërsa, vetë Ministrja me vendimin e saj ka shkelur të dy nenet e cekura në arsyetim sepse ka berë anulimin e të gjithë procesit, pra për të gjithë kandidatët edhe për ata që e kanë kaluar me meritë duke mos i pritur hetimet nga Prokuroria. Vlen të theksohet që edhe ne kandidatët të cilët po e parashtrojmë këtë ankesë jemi shumë të interesuar që të identifikohen personat që e kanë kaluar provimin pa meritë dhe ndaj tyre të ndiqet rruga ligjore duke iu anuluar edhe provimi. Andaj, është e padrejtë që ne të pësojmë si pjesë e vendimit të nxjerr nga ana e Ministres pa i përfillur procedurat e nevojshme ligjore. Në paragrafin 1 të nenit 24 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës thuhet “Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim”, ndërsa ne jemi diskriminuar nga ana e Ministres me pretendime se disa nga kandidatët e kanë kaluar provimin në baza partiake , familjare apo baza tjera pa meritë, janë afër 200 kandidatë të cilëve iu është mohuar  mundi dhe  cenuar e drejta në dinjitet, siç edhe parashihet në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës: “ Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.” Ministrja duke u thirrur në mos diskriminin ka berë vetë diskriminim dhe fyerje të dinjtietit njerëzor, të kandidatëve që e kanë kaluar provimin.

Gjithashtu, në vendim thuhet se është cenuar parimi i mosdiskriminimit në raport me kandidatët e tjerë nga ana e komisionit, për të cilin fakt ne kandidatët që e kemi kaluar provimin nuk mund të mbajmë përgjegjesi për raste individuale, përderisa edhe vetë Ministrja e pranon publikisht se ka kandidat që e kanë kaluar vendimin me meritë. Në nenin 6 paragrafi 3 i Ligjit Nr.05/ L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative thuhet “Organi Publik, në mënyrë të veçantë, shmang çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç përcaktohet me Ligjin kundër diskriminimit”, ndërsa ne jemi diskriminiuar duke u nisur nga pretendimi se mund të ketë pasur diskriminin të kandidatëve që nuk e kanë kaluar provimin. Kështu, nëse ka pasur diskriminim nga komisioni, diskriminimi po bëhet nga vetë Ministrja pasi që janë afër 200 kandidatë të cilët e kanë kaluar provimin. Në nenin 7 të  Ligjit Nr.05/ L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative në të cilin ëshë thirrur Ministria në anulim të provimit për noterinë thuhet:“1.Organi publik duhet të veprojë në mënyrë objektive dhe të paanshme.2. Veprimet e zyrtarit publik nuk duhet të ndikohen nga ndonjë interes personal, familjar, miqësor, politik apo nga presioni politik”. Ndërsa, organi publik në këtë rast Ministria ëshë dashur që të veproj në menyrë objekive dhe të paanshme duke pritur përfundimin e hetimeve të nisura nga Prokurori i Shtetit dhe me pas të bejë anulimin e provimit për individët që e kanë kaluar pa meritë, e jo sikurse ka vepruar duke e shkelur parimin e paanshmërisë në të cilin është thirrur vetë. Për më tepër është ndikuar nga interesi dhe presioni politik ngase është fakt që anulimi i këtij provimi ka qenë premtim elektoral i Ministres.

Sa i përketë aktgjykimit të GJEDNJ-së i 11 shtatorit të vitit 2002 Ëillis V Mbretësis së Bashkuar, paragrafi 48, ky aktgjykim të cilit i është referuar vendimi i Ministrisë, ka të bejë me diskriminim në baza gjinore (ëshë diskriminuar gjinia femrore), andaj nuk është relevante me rastin e  provimit të noterisë për faktin se pothuajse gjysma e kandidatëve që e kanë kaluar provimin janë të gjinisë femrore. Ndërsa aktgjykim i dytë i GJEDNJ  i 13 mars  të vitit 2002 Bekos dhe Koutropoulos V Greqis paragrafi 68,  në të cilin po ashtu është referuar Ministria ka të bejë me diskriminim në baza racore, i cili nuk është relevant me rastin e provimit tonë,  për arsye se një numër i konsiderushem i kandidatëve janë të komuniteteve pakicë dhe kanë pasur të drejtat të barabarta me të gjithë kandidatët e tjerë që i janë nënshtruar provimit. 

Nisur nga pretendimet e Ministres i bije që të gjithë kandidatët me meritë duhet të diskriminohen me faktin se disa nga kandidatët e kanë kaluar provimin pa meritë. Në Kushtetuten e Republikes së Kosovës është e garantuar barazia para ligjit në nenin 3 të Kushtetutes: ”Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”, pra garantohet trajtim i barabartë për palët në procedurë, gjë që e ndalon çfarë do anshmërie të personit që e aplikon ligjin, të bejë shkeljen e të drejtës së dikujt me  pretendimin  e supozuar se po u mbrohet e drejta personave të tjerë. Nuk mund të vendoset drejtesi për dikënd duke u shkelur e drejta e personit tjetër.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në nenin 31 të Kushtetutes thuhet:   “Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike” Me anulimin  e  provimit të noterisë pa bazë ligjore duke mos përfillur neni 53, 54 dhe 55 të ligjit Nr.05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria ka berë shkelje të dispozitave Kushtetuese për faktin që siç është cekur edhe më lartë në këtë ankesë ne nuk jemi kunder që të ndërmerren hapa ligjor me qëllim të zbardhjes së pretendimeve të supozuara se ka pasur keqperdorime dhe manipulime, por jemi kundër vendimit diskriminues për të gjithë kandidatët në mënyrë kolektive, pa u ndjekur hapat ligjor për anulimin e një akti administrative. Ndërsa në nenin 54 të Kushtetutes thuhet:  “Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”, Ministria ka berë shkeljen e ligjit dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë duke e anuluar të gjithë procesin si dhe duke na mohuar të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit që garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas Nenit 22 të Kushtetutës, aplikohen drejtpërdrejt Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj si dhe  Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe lirive themelore dhe Protokollet e saj, e që sipas së cilave garantohet trajtimi i barabartë dhe i paanshëm nga organet e drejtesisë.   

 

Ministria është thirrur në nenin 4 paragrafi 1 i Ligjit Nr.05/ L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative: “Organet publike veprojnë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi, si edhe me rregullat e përgjithshme administrative të zbatueshme brenda kompetencave të tyre dhe në përputhje me qëllimin për të cilat janë dhënë këto kompetenca“, por Ministria në vendim nuk e ka marr për bazë dispozitën  e plotë ligjore në të cilën vazhdon neni “2. Veprimi administrativ që cenon apo mund të cenojë një të drejtë apo interes juridik të një personi, duhet të jetë i autorizuar nga një ligj. 3. Nëse ligji autorizon organin publik të ushtrojë pushtet diskrecionar në një vendimmarrje (në vijim “diskrecioni”), ai do të ushtrohet në mënyrë të ligjshme vetëm nëse plotësohen këto kushte: 3.1 nuk tejkalon kufijtë e përcaktuar në ligjin që lejon diskrecionin; 3.2 zgjedhja e organit publik është bërë vetëm për të arritur qëllimin për të cilin ligji e parashikon diskrecionin dhe është në përputhje me parimet e përgjithshme të këtij Ligji, në veçanti me parimin e proporcionalitetit, dhe 3.3.zgjedhja e organit publik nuk është në kundërshtim me normat e gjithëpranuara të shkencës apo teknikës dhe nuk shkel parimet themelore të drejtësisë apo arsyes njerëzore.4. Pushteti diskrecionar, përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, është mundësia që i jepet një organi publik, shprehimisht apo që nënkuptohet me ligj, për të vendosur duke zgjedhur në mes dy apo më shumë veprimeve të ligjshme, për t’i shërbyer në mënyrën sa më të përshtatshme interesit publik. Vendimi mbi anulimin e provimit fare nuk ka bazë ligjore sipas nenit që është thirrur Ministrja, andaj bazuar në dispozitat e lartëpermendura në mënyrë të qartë thuhet se: Veprimi administrativ që cenon apo mund të cenojë një të drejtë apo interes juridik të një personi, duhet të jetë i autorizuar nga një ligj, duhet të jetë me parimin e proporcionalitetit dhe nuk shkel parimet themelore të drejtësisë apo arsyes njerëzore. Vendimi  nr.15/2020 i datës 21.02.2020,  nuk e ka asnjë nga këto parime, nuk ëshë proprocional sepse e anulon të gjithë procesin si tërsi, nuk mbeshtetet në asnje ligj por vetëm me supozime se ka pasur jo transparencë dhe keqperdorime si dhe shkel parimet themelore të drejtësisë apo arsyes njerëzore, për faktin se vetë Ministrja ka deklaruar se ka kandidatë që e kanë kaluar provimin me meritë dhe prapë ka vazhduara me anulim të provimit në tërësi duke shkelur të drejtat dhe liritë njerëzore të garantuara me Kushtetutë dhe Konventa Ndërkombëtare. 

 Në nenin 44 të Ligjjit Nr.05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative thuhet: “1. Akti administrativ është çdo manifestim vullneti i një organi publik, që rregullon në mënyrë të njëanshme një marrëdhënie juridike konkrete të së drejtës administrative, me qëllim prodhimin e pasojave juridike, dhe 1.u drejtohet një ose disa personave individualisht të përcaktuar (në vijim: “akti administrativ individual”, gjegjësisht “kolektiv”), apo 1.2.i drejtohet një grupi personash, të përcaktuar apo të përcaktueshëm, në bazë të karakteristikave të përgjithshme (në vijim: “akti administrativ i përgjithshëm”), apo 1.3. përcakton statusin sipas të së drejtës administrative të një objekti (sendi) apo të përdorimit të tij nga publiku (në vijim: “akti administrativ in rem”). Në bazë të këtyre dispozitave, Ministra ka mundur të marr vendimin në baza individuale, në mënyrë që të mos shkelë të drejtën dhe dinjitetin njerëzor për kanditatët që e kanë kaluar provimin me meritë. 

Vendim i Ministres është i kunderligjshëm sipas nenit 52 të Ligjjit Nr.05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative në të cilin thuhet “Një akt administrativ është i paligjshëm nëse: 1.1.është nxjerre në mungesë të autorizimit nga një ligj, sipas paragrafit 2 të nenit 4 të këtij Ligji; 1.2.organi publik që e nxjerr ka vepruar pa pasur kompetencë; 1.3.është rezultat i shkeljes të dispozitave lidhur me procedurën administrative; 1.4.është nxjerre në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ; 1.5.është në kundërshtim me ligjin material; 1.6 është rezultat i diskrecionit që është ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, apo1.7. nuk është në pajtim me parimin e proporcionalitetit”, duke u nisur nga kjo vlen të theksohet se ky është i kunderligjshëm sipas pikës 1.1- është nxjerrë në munges të autorizimit nga një ligj. 

Në pikën 6 të arsyetimit të Vendimit nr.15/2020, Ministria thirret në mos transparencën e komisionit. Ne si kandidatë, i kemi përfill të gjitha hapat që janë kërkuar nga ne, që nga aplikimi, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, pagesën e tarifës së provimit, hyrjën në provim me shkrim dhe pastaj në provim me gojë. Sa i përketë transparencës së procesit konsiderojmë që ka qenë përgjegjësi e Ministrisë dhe ne nuk mund të bartim përgjegjësi, e aq më pak të pësojmë për lëshimet që mund të kenë bërë antarët e komisionit. 

Nëse nisemi nga supozimet e theksuara në vendimin e Ministrisë, atëherë duhet të anulohen edhe provimet tjera si: ai i Jurisprudencës, patent shoferit apo edhe diplomat në fakultete, për faktin se   në media dhe sipas shumë analistëve ka shumë raste kur personat e caktuar kanë kaluar provimet në mënyrë të kundërligjshme. Pra, nisur nga kjo logjik edhe diploma e fakultetit të vetë Ministres duhet të anulohet për arsye se në shumë shkrime të portaleve thuhet se personat politik dhe të afërmit e tyre e kalojnë provimet pa meritë në Universitetet Publike edhe ato Private.

Ministrja është thirrur në reagimet e institucioneve ndërkombëtare e në veçanti në deklaratën e Ambasadorit Gjerman në Kosovë, letrën e Odës Federale Gjermane dhe Unionin Ndërkombëtar të Noterëve, por asnjë prej këtyre reagimeve nuk ka të bëjë me procesin e provimit për noter, por reagimet e tyre kanë qenë lidhur me procesin e emërimit të kandidatëve për noter që janë dy procese tërsisht të ndryshme dhe janë komisione të ndryshme. 

Në pikën 8 të arsyetimit të vendimit nr.15/2020 të datës 21.02.2020, Ministrja është thirrur në nenin 55 par.1 të Ligjit Nr.05/ L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative, në të cilin thuhet: “Një akt administrativ i paligjshëm për arsye të tjera nga ato ta parapara nga neni 54 i këtij Ligji, mund të anulohet apo të shfuqizohet, me qëllimin për të vendosur ligjshmërinë”. Por asnjë prej arsyeve të cekura në nenin 54 nuk janë konstatuar ende nga hetimet e Prokurorit të Shteti dhe e si rrjedhojë nuk ka as vendim nga Gjykata, por janë vetëm supozime, për më tepër arsyet e cekuar në nenin 54 edhe nëse kanë ekzistuar nuk vlejnë për të gjithë kandidatët.

Andaj nga kjo që u tha më lartë kërkojmë nga Avokati i Popullit, konform dispozitave ligjore të procesoni me ankesën kundër vendimit Nr. 15/2020 të datës 21.02.2020 të marr nga Ministria e Drejtësisë. 

Bashkangjitur gjeni deklaratat publike të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, reagimin e Odës së Noterëve të Kosovës, zyres së BE-së dhe Ambasadorit Gjerman në Kosovë.

 

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?