Showtime

‘Kanagjeqi’ i të fejuarës së Besnik Qakës! Imazh emocionues me nënën dhe motrën (Foto)

09/26/2017 10:23
nga:N S

Data 30 shtator do të jetë e veçantë për Besnik Qakën dhe të fejuarën e tij.

Kjo për faktin se do të bëhen zyrtarisht burrë dhe grua, shkruan lajmi.net

Ai dhe e fejuara e tij Lolita Begolli do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në njërin prej hoteleve në Pejë më datë 30 shtator (e shtunë).

Bukuroshja pejane ka zgjedhur që natën e beqarisë, ‘kanagjeqin’ ta mbajë disa ditë para dasmës ndërsa momente emocionale ka publikuar në Instagram.

Lolita shihet në krahët e nënës dhe motrës së saj në njërën prej fotove të publikuara përkrah të cilës është shprehur se ndihet e bekuar.

Kujtojmë se kjo është dasma e parafundit Vip për këtë vit pasi do të jetë moderatori Labinot Gashi ai i cili do të martohet një muaj më vonë, në tetor të këtij viti.

02/18/2019 15:34

Trump akuzon ish-shefin e FBI-së për tradhti