Cult

Kanagjegji i Shqipes dhe traditat shqiptare, në fokusin e Martha Stewart (Foto)

03/25/2018 10:06
nga:FL.B

Blogerja Martha Stewart, një personazh i njohur në Amerikë, së fundi në blogun e saj ku më së shumti ka artikuj që lidhen me dasma ka shkruar edhe për një kanagjegj i cili është mbajtur në New York.

Blogerja e cila ka qenë e ftuar në këtë festë përmes shkrimit të saj ka vënë në pah detaje të traditës shqiptare.

Në artikull blogerja Martha vë theksin se nusja ka përgatitur shumicën e gjërave vet, duke përshirë edhe ushqimet, e këtu ajo përmend edhe nënën e nuses e cila kishte përgatitur për të pranishmit pite me spinaq.

 

“Në më pak se tri javë do të jetë dasma e asistentes sime Shqipe Berisha dhe të fejuarit të saj Zenel Lulanaj. Për këtë javën e kaluar Shqipja ka organizuar kanagjegjin e saj.

Aty ishin të ftuar 60-të familjarë të saj duke përfshirë edhe kosovarë të cilën kishin ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në këtë festë.

Ky organizim ishte i mbushur me traditë shqiptarë, madje Shqipja ndërroi disa herë veshjen e saj, ajo veshi jelek të qëndisur me ngjyrë ari, fustan, madje mbante edhe shamia të qëndisura më dorë dhe bizhuteri”, fillon shkrimi i Stewart.

Ajo që fillimisht i kishte lënë përshtypje blogeres, personalitetit tw njohur televiziv dhe biznesmenes ishin dy shami të dorës të cilat i kishte qëndisur motra e nuses.

Është e zakonshme që shqiptarët të mbajnë shami të tilla të zbukuruara nëpër ngjarje të tilla. Këto janë dy shami që Buqja, motra e Shqipes, i ka qëndisur. Rruazat më ngjyra të katërta janë si shenjë e mbrojtjes nga ‘syri i keq’”, ka shkruar Stewart e cila ka treguar se nusja e ardhshme ka vallëzuar me muzikë tradicional gjersa ka valëvitur në ajër shaminë që kishte në dorë.

Tutje ajo ka përshkruar disa nga rrobat tradicionale që Shqipja ka veshur e që asaj i kanë lënë mbresa.

Fillimisht Shqipja ka veshur Dallama me shallvare, e cila është një jelek i gjatë dhe pantallona të dekoruar me ari. Të gjitha këto janë të qëndisura me dorë dhe me fije ari”, ka shkruar ajo duke treguar se edhe nuset e tjera të cilat kanë qenë të pranishme kanë mbajtur veshje të tilla.

Tutje ajo tregon se Shqipja pastaj ka veshur edhe veshje të tjera mirëpo ajo që i ka lënë përshtypje ka qenë fakti se ajo ka mbajtur ‘lira’ rreth qafës së saj, prandaj edhe i ka bërë një fotografi nga afër për t’u vërejtur më shumë.

Këto kostume tradicionale shqiptare nuk kanë nevojë që të vishen në një rend të caktuar, kjo vendoset vet nga vajzë që do të bëhet nuse. Kurse fustani i bardhë është gjithashtu një tjetër ‘adet’ “, ka shkruar ajo duke treguar se nusja kishte edhe vathë në të cilët mund të vërehej shqiponja e që lidhet me traditën shqiptare.

Ajo gjithashtu ka shkruar edhe për dimijat me jelek, veshjen e katërt dhe të fundit të Shqipes për këtë natë, aty ajo ka treguar se pantallonat punohet nga 17 metra material të cilat pastaj lidhen rreth belit dhe poshtë të këmbët. / KultPlus

08/26/2018 15:43

Njerëzit që postojnë foto sa herë ushtrojnë, kanë probleme psikike