Lajme

Kanada do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

11/08/2017 13:51
nga:A K

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci Daniel Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit, sektori i Shërbimeve Legjislative, Departamenti i Drejtësisë të Kanadasë, Laurie Wright.

Ministri Berisha i njoftoi mysafirët me të arriturat e përgjithshme të ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sukseset e FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit, përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive, ministri Berisha kërkoi vazhdimin dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.

Nga ana e tij, ambasadori kanadez konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet.

11/21/2017 11:13

Lumezi takon kryeprokurin e Kalifornisë, ja për çka biseduan