Lajme

Kampusi i UP-së bëhet “vendtakim” për qentë endacak

09/14/2020 19:13
nga:Sh Xh

Një numër i madh i qenve endacak vazhdojnë të shfaqen në rrugë të Prishtinës.

Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin problem serioz në komunën e Prishtinës.

Pas sulmeve të vazhdueshme në lagje të ndryshme të kryeqytetit, një numër i madh i qenve endacak vazhdojë të shfaqen edhe në zonën e qendrës, transmeton lajmi.net.

Fotografitë e dërguara nga një lexues shfaqin dhjetëra qenë endacak në zonën e kampusit universitar në Prishtinë.

Së fundmi, komuna e Prishtinës ka publikuar një komunikatë duke kërkuar nga niveli qendror të adresohet problemi pas shfaqjes së rrezikut nga numri i madh i qenve endacak në periudhën e fundit.

10/21/2020 15:14

LIVE Superliga | Vjen goli i dytë në Drenas