Sporti

Kampioni i Kosovës mund të shpallet me play-off

03/20/2020 21:06
nga:M K

Sekretari i Përgjithshëm i FFK’së, Eroll Salihu ka konfirmuar se kampioni i Kosovës mund të shpallet edhe përmes Play Offit.

Varësisht se kur do t’u kthehen fushave të blerta, por sipas tij shpresojnë që të kthehen në mes të Prillit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, Saliu la gjasa që kampioni dhe skuadrat që përshëndeten nga elita të bëhen përmes sistemit të Play Offit.

“Ne duhet ta përfundojmë rreth datës 21 qershor, mendoj se do të ishte e arsyeshme të rifillojë kampionati rreth mesit të prillit, por me të vërtetë nuk mund ta parashikojmë. Për mua do të ishte mrekulli të fillojmë në mesin e prillit”, ka thënë Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

/GazetaBlic/

05/29/2020 12:07

Zbulohet orari i javës së 23 në Superligën e Kosovës