Sporti

Kampioni “bie” në Suharekë, Mezani leksion Isufit për tre pikët e para këtë edicion

08/24/2019 18:56
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh dy takimet e ditës së sotme në IPKO Superligë.

Ballkani ka mposhtur me rezultat 3-1 Feronikelin, kurse Gjilani edhe më bindshëm Ferizajin, 0-3, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e Gentijan Mezanit treguan krejt një fytyrë tjetër nga java e kaluar kundër Trepçës’89, për t’i dhënë një leksion kështu skuadrës vendase, që në xhiron hapëse fitoi si mysafire e Dritës.

Ballkani ndërkaq, ka fituar ndaj kampionit aktual, Feronikelit 3-0. Blendi Baftiu dy herë e Besnik Krasniqi nga penalltia e bënë të pavlefshëm golin e Haxhi Nezirajt.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga këto takime.

/GazetaBlic/

10/17/2019 17:11

Pikët e sekondave të fundit! A gaboi gjyqtari i ndeshjes Feronikeli – Rahoveci?