Sporti

Kampioni aktual fiton ndaj Knicks’ave, Westbrook shkëlqen në fitoren e Houston’it ndaj Minnesota’s

01/25/2020 08:50
nga:M K

Kampioni aktual i NBA, Toronto ka vazhduar me formën fenomenale në konferencën e lindjes, duke shënuar dhe fitoren e radhës.

Raptors fituan përballë New York Knicks, 112-118, me Kyle Lowry që u dallua me 26 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, shkruan GazetaBlic.

Kanadezët vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e dytë në Lindje, përderisa Milwaukee Bucks e udhëheqin atë me vetëm gjashtë humbje në 46 ndeshje, duke qenë një nga skuadrat favorite për të triumfuar.

Houstoni ndërkaq i falet Russell Westbrook, që realizoi hiç më pak se 45 pikë ndaj Minnesota’s, duke shtuar edhe 6 kërcime e 10 asistime. Ish-anëtari i Oklahoma City Thunder ndihmoi “Rockets” të fitojnë me rezultat 131-124.

Më poshtë të gjitha rezultatet:

/GazetaBlic/

05/23/2020 22:20

NBA rinisë në korrik, ndeshjet luhen në “Disney World”!