Lajme

Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren

12/11/2025 14:01
nga:G B

Një këmbësore është goditur për vdekje këtë të enjte në Prizren.

Viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janëë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë kombësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra”, tha Alija për Dukagjinin.

Shoferi i kamionit është ndalur nga Policia teksa hetimet dhe veprimet tjera për këtë aksident janë duke vazhduar.