Cool

Kamerat e shtëpisë filmojnë një fantazmë duke lëvizur, familjarët lëshojnë shtëpinë nga frika

08/31/2018 13:53
nga:Gazeta Blic

Pamela Carter ka vënë re se kamera e saj e sigurisë që e kishte në shtëpi kishte kapur diçka që në fillim kishte menduar se është një njeri duke ecur por që për pak sekonda zhduket i tëri, përcjellë GazetaBlic.

siç shkruaj mediat e huaja, dy net më vonë ajo e pa të njëjtën gjë të ndodhte. E tash, 28-vjeçarja Pamela dhe burri i saj 36-vjeçari Rick janë duke biseduar që ta lëshojnë shtëpinë ku jetojnë për të jetuar diku tjetër.

” Mendoj se duhet të largohem nga kjo shtëpi dhe të mos i shoh të ndodhin këto gjëra. Jam tejet e frikësuar.”  ka thënë ajo.

“Pak para se të ndodhte kjo ne ishim të zgjuar diku kah ora 3 e mëngjesit. Ricki dhe unë po qëndronim brenda dhe vura re diçka të pazakontë në kamerë. U duk si një djalë në kamerë.”

“Thash, shiko Rick sa qesharak duket ky tipi kur ecën”, “më pas ai veç u zhduk sikur të mos kishte qenë fare aty. U zhduk, dhe unë s’arrija dot ta shpjegoja se si.”

“I thash Rickit ta kthente mbrapsht videon dhe më pas u shokuam kur e pamë se si ai u zhduk në air. Dola jashtë për ta parë nëse ndokush ishte në rrugë, por s’kishte njeri. Ai as që kishte qenë aty sepse kamerat e tjera do ta kapnin atë. Kam frikë se ky person do të vazhdojë të shfaqet më shpesh.”

Në foto: Pamela & Ricky Carter | Kennedy News

Një nga fqinjët e tyre u kishte thënë se kanë dëgjuar se një fantazmë që jeton tek ta, tashmë kishte nisur të shfaqej edhe në shtëpinë e tyre.

“Kemi dëgjuar se fantazma që qëndronte tek ne, tash po qëndron edhe tek ju”. Ajo tha “Ka një fantazmë që jeton në shtëpinë tonë.

Tashmë Pamela ka shumë frikë të jetojë në shtëpi dhe po supozon se edhe gjërat brenda saj kanë nisur të lëvizin. / © GazetaBlic /

08/14/2018 16:05

Dy familje skamnore bëhen me shtëpi të reja