Cult

Kaltrina Kusari, kosovarja që po bën studim për refugjatët në Kanada

12/07/2018 17:09
nga:Q F

Kaltrina Kusari është vajza nga Kosova e cila tani është duke vijuar studimet PHD, në Kanada dhe  është vendosur në një zonë industriale në Alberta , ku janë vendosur edhe emigrantë të ardhur nga shtetet tjera.

Kjo për shkak se Kusari po studion pikërisht fenomenin e emigrimit, dhe studimet e saja, nisin pikërisht në këtë pjesë të Kanadasë.

Kaltrina tani po merret me analizimin e arsyeve të emigrimit nga shumë vende, specifikuar Kosovën nga edhe vjen ajo, dhe kjo do të finalizohet në temën e saj të phd-së, shkruan GazetaBlic.

“E kuptoj se ka shumë probleme kur të huajt (refugjatët) vijnë këtu, dhe përballen me ndalime nga më të ndryshmet. Gjetjet e studimit që po bëhet do të mund të ndihmojnë në adresimin e këtyre problemeve në mënyrë që jeta e këtyre njerëzve të jetë më e mirë” tregon Kusari.

Studimi do të fokusohet edhe në personat që kanë ardhur dhe janë me nevoja të veçanta, që janë me aftësi të veçanta apo kanë orientim seksual të ndryshëm, kushte këto të cilat do të mund ta bëjnë më të lehtë jetën më pas në Kanada në fillim të shpërnguljes.

Studiuesit në Universitetin e Montrealit dhe atë Ryerson të Torontos kanë nisur një projekt, përmes së cilit do të intervistojnë njerëzit që kanë shkuar atje për shkak të konflikteve në vendet e tyre.

Ekipi po ndihmon në formulimin e politikave, duke synuar të identifikoj sfidat me të cilat janë përballuar refugjatët e sapoardhur në Kanada.

Studimi është financuar nga Këshilli i Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane të Kanadasë, në të cilin është përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, shkruan CBC.

/GazetaBlic/