Showtime

Kalon tre vite prapa grilave, lirohet dhe i propozon martesë këngëtares shqiptare

01/12/2019 20:14
nga:M K

Ka 15 vite e dashuruar teksa që 5 vite është edhe nënë e një vajze.

Por, duket se për Rezarta Shkurtën asnjëherë nuk është vonë që të marrë sërish propozim shkruan Prive, transmeton GazetaBlic.

Për këtë, ka menduar bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha i cili personit të zemrës i ka propozuar sërish, pas një dekade e gjysmë bashkë.

Me këtë gjest, duket se çifti vetëm sa e kanë vulosur faktin që dashuria e tyre është e njëjtë po sikur në ditën e parë.

Propozimi,i cili ka habitur shumëkë ka ndodhur në një prej udhëtimeve jashtë shtetit.

Ndryshe, çifti po shijojnë periudhën bashkë pas tre vitesh të Ermalit të kaluara në burg nën akuzën e përfshirjes në një rrjet kriminal të përpunimit dhe transportimit të drogërave të forta.

Nipi i ish-diktatorit Hoxha u lirua nga burgu në gjysmën e vuajtjes së dënimit.

06/25/2019 10:24

Vasfije Krasniqi- Goodman do të dëshmojë për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë në Kongresin Italian