Showtime

Kalle Era Istrefi, kalle! Dua Lipa me të dashurin s’ndalen duke vallëzuar me këngën “Shum pis”

08/10/2018 09:53
nga:FL.B

Ajo edhe para dy ditësh në konferencën e mbajtur për media, ka treguar se është shumë e lumtur me arritjet e vajzave tjera shqiptare në botë duke përmendur këtu edhe Era Istrefin, shkruan GazetaBlic.

E mbrëmjen e të enjtes ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa ka dalë për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin e Kosovës bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew.

Që të dy duket të kenë qenë goxha në disponim saqë kanë ndezur atmosferën aty pari, duke kërcyer me superhitin e vitit 2015-të që mbanë titullin “Shum pis”.

Kjo këngë që këndohet nga ylli me përmasa botërore, Era Istrefi dhe nga reperi nga Kosova, Ledri Vula pavarësisht se ka tri vite qysh kur është publikuar vazhdon të dëgjohet me të madhe dhe të pëlqehet.

Bukuroshja shqiptare, pritet të jap performancë të jashtëzakonshme sonte (e premte) në Parkun e Gërmisë në kuadër të festivalit të realizuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Numri i personave pjesëmarrës pritet të jetë goxha i madh, marrë parasysh interesimin për blerjen e tiketave, sidomos këto ditët e fundit. / © GazetaBlic /