Uncategorized

“Kalkulimet” e Vetëvendosjes: Koha kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet

05/17/2020 14:22
nga:Gazeta Blic

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë pas rrezikut nga pandemia Covid-19.

“Ne e kemi përmendur si muajin më të përshtatshëm muajin qershor, por kjo nuk mundet të ndodhë për faktin se sipas legjislacionit të kushtetues, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 45 ditë. Në këtë drejtim kemi thënë se duhet të mbahen sa më parë që është e mundshme pas rrezikut nga pandemia Covid 19”, thotë ajo.

Ndërkohë, analisti politik, Ramush Tahiri tha për Gazeta Blic se me gjasë, Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit.

Tahiri për GazetaBlic ka theksuar se as për partinë e cila ishte parashtruese e kërkesës për shqyrtim, Vetëvendosje, nuk do të ishte në favor një vendim tjetër, i cili do të mund të çonte në bllokim të sistemit parlamentar.

“Vendimi nuk mund të merret assesi ndryshe përveç që me i dhënë të drejtë presidentit që me e caktu mandatarin dhe mos me i dhënë të drejtë VV-së që qeveria mos me u kriju pa partinë e parë. Kjo sepse edhe VV nuk do ishte e kënaqur sikur të jepej vendimi për të sepse ky do të ishte një vendim pa paprecedentë që do merrej vetëm këtë herë por do bëhej rrugë edhe për të tjera. VV si parti parlamentare nuk e ka në interesin e saj që gjithmonë partia e parë me e bë qeverinë dhe gjithmonë qeveria e parë me e fitu shumicën parlamentare, sepse VV në këto zgjedhje ka dalë e para, në zgjedhjet e tjera nuk ka qenë e para. Nuk mundemi me paramendu që partitë tjera tash, ta zëmë PDK ose LDK me e blloku gjithë sistemin parlamentar, sepse parlamenti është ai që e zgjedhë qeverinë”, tha ai.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, Tahiri shton se Kosova do të jetë e vetmja në botë që do të bllokohet politikisht.“Si politolog po më duket e pakuptueshme ky koncepti i VV-së sepse nëse e merr një vendim të tillë gjykata, ne do të ishim vendi i vetëm në botë që bllokohemi, se krijohen koalicionet vetëm me i marrë zgjedhjet, nuk është me rëndësi çfarë koalicioni, si u krijua atëherë VLAN-i për me dalë partia e parë dhe prishet koncepti i garave. Koncepti demokratik është që gara mbahet me pa kush po del e para e kush e dyta”, tha Tahiri, raporton GazetaBlic.

“Parashikimi” i Ramush Tahirit: Vendimi nga Gjykata Kushtetuese nuk mund të merret assesi ndryshe, përveç që me i dhënë të drejtë presidentit

05/27/2020 22:12

Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës