Sporti

Kalinic do të tregojë se vlen shumë, ja kush e thotë

07/12/2018 18:51
nga:Y.K

Tomislav Erceg, agjenti i sulmuesit të Milanit, Nikola Kaliniç tha se ai do të tregojë se vlen.

Kaliniç ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në fillim të Botërorit, pasi refuzoi të hyjë në fushë si zëvendësues në minutat shtesë në ndeshjen e Kroacisë kundër Nigerisë, duke u arsyetuar se ka probleme më shpinë.

Pas këtij gjesti ai u përjashtua nga kombëtarja dhe te nesërmen u detyrua të fluturoi për në Zagreb.

“Është e pavlerë të flasim për këtë gjë tani, çfarë ka ndodhur ka ndodhur dhe jeta ecë përpara. Fatkeqësisht gjërat nuk kanë ecur mirë për të këtë vit, por ai shpejt do të tregojë vlerat e tij dhe këtu nuk po flasim për vlera të transferit por për vlerën e tij si lojtar”, tha Tomislav Erceg për Radio Sportiva.

11/17/2018 17:24

Juventusi refuzon ofertën e Milanit për fantazistin e mbrojtjes