Lajme

Kajtazi: Tentim sulmi ndaj Jasharajt, pasojë e fushatës linçuese nga pushteti

09/05/2022 13:16
nga:N M

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se tentimsulmi ndaj Rrahman Jasharajt është pasojë e fushatës linçuese të pushtetit dhe militantëve partiakë.

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se ka pasur tentim sulmi ndaj tij, nga një prind, derisa po qëndronte në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Kajtazi thotë se ky tentim për ta sulmuar Jasharajn ndodhi, pasi ndaj tij është bërë fushatë nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe militantëve të saj.

“Tentim sulmi kunder Rrahman Jasharit, eshte pasoje e nje fushate linçuese te pushtetit dhe strukturave militante. Fushata te tilla behen per ta bere sulmin me te pranueshem per masen. Krejt cka ka mbetur eshte “ekzekutimi” i “armikut te brendshem” per kenaqesi te pushtetit”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Javën që shkoi, një nga eksponentët e LV-së, Elvis Hoxha, akuzoi Jasharajn se ishte “anëtar në partinë serbe”. Pas shumë reagimeve, Hoxha kërkoi falje, duke thënë se për këtë ishte bazuar në një lajm të pakonfirmuar që e ka parë.

Jasharaj është bërë cak i sulmeve, pasi ai nuk po pranon ta ndalë grevën, ndërsa Kryeministri Albin Kurti nuk po pranon të dialogojë me të.

“Mësuesja që kundërshtoi Jasharajn, militante e Albin Kurtit”