Lajme

Kajtazi: Të shkosh në zemër të Drenicës me “zemlaken” e Radoiçiqit, provokohet dikush

01/27/2025 21:22
nga:G B

Opinionisti, Vehbi Kajtazi ka komentuar acarimin e qytetarëve në tubimin e sotëm të VV-së në Skenderaj.

Në “Rubikon” të Klan Kosova, Kajtazi tha se nëse i shkon në zemër të Drenicës me ‘zemlaken’ e kryeterroristit, Milan Radoiçiq, dikush do të provokohet.

“Me vete e ka pasë në këtë fushatë Mimoza Kusari-Lilën, e cila ka folur me Millan Radoiçiqin dhe është koordinuar për pensionet e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve. Pra me iu shku në zemër të Drenicës me Mimozën, provokohet dikush, mund të provokohet, madje mundet edhe të jenë provokuar.  Qe ku është ‘zemlajka’ e Milanit. Nëse nuk qëndron ky fakt, le të më demanton ndokush”, tha ai.