Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka reaguar edhe njëherë pasi në veturën e tij është gjetur një pajisje gjurmimi.
Kajtazi ka thënë se nuk ndjehet i sigurt dhe shton se rasti në fjalë konfirmon që s’ka siguri as juridike e as fizike.
Kajtazi ka bërë të ditur se pajisja është prodhim britanik dhe ka një SIM kartelë dhe internet dhe sipas tij është lehtë e verifikueshme se kujt i përket.
“Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike.
Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket” shkruan Kajtazi në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
“Dashamirë, siç jeni te njoftuar, sot rreth orës 10:00 paradite kam dërguar veturën për kontroll në servis. Gjatë kontrollit është zbuluar një pajisje e dyshimtë ngjitur në shasi, në anën e majtë prapa.Menjëherë kam kontaktuar Policinë e Kosovës. Pas ardhjes së një patrulle të stacionit të Graçanicës, është kontaktuar njësia kundër bombave e Policisë dhe Krimet e Rënda.Njesitët e specializuara kanë tërhequr këtë pajisje dhe kanë konstatuar së është GPS, me numër serik.
Është bërë kontrolli i veturës për ndonjë mjet tjetër të dyshimtë, por nuk është zbuluar ndonjë gjë.Nga aty kam vazhduar për në Policinë e Kosovës në Departamentin e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratë.Si gazetar që kam shprehur shqetësime të vazhdueshme për perndjekje nga pushteti, kërkoj që të vertetohet se kujt i përket pajisja, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.
Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike.Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket.Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi.