Lajme

Kajtazi: Presim korrektësi nga ajo që ne kemi ofruar si provë

11/30/2017 18:31
nga:M H

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi, ka folur për procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale, dhe ankesat që ka dërguar partia e saj, duke thënë se presin gjykim të drejtë dhe korrektësi nga ajo që ata kanë ofruar si provë, njofton Klan Kosova.

“Ka shumë prova në të cilat ne kemi kërkuar që kjo çështje të rishikohet”, tha Kajtazi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Janë të saktësuara dhe mjaft të qarta ankesat e qytetarëve për votimin me postë”, tha Kajtazi lidhur me procesin zgjedhor në Istog.

“Ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë ankesë për votimin për benda”.

Kajtazi tha se ata i kanë evidentuar edhe çështjet e tri komunave, përfshirë ankesat për komunat e Prishtinës, Dragashit dhe Kamenicës.

“Presim korrektësi të manifestimit të vullnetit të qytetarit që mendojmë se ka rezultuar në kutinë e votimit”.

“Presim që këto gjëra të gjykohen drejtë”, tha mes tjerash ajo.

“Provat janë të mjaftueshme, kush dëshiron t’i shohë”.

Ajo tha se ashtu si do të vendoset nga organet kompetente, ashtu edhe do të pranohet nga ana e tyre.

“Presim korrektësi nga ajo që ne kemi ofruar si provë”, shtoi ajo.

12/10/2017 16:20

Ja cila deputete e LDK-së e votoi buxhetin