BLIC.TV

Kajtazi: I pritshëm aksioni i Speciales, shkak veprimet e drejtuesve të OVL-UÇK-së

10/02/2020 20:29
nga:Y I

Gazetari Vehbi Kajtazi, që ka percjellur gjatë punën e sistemit te drejtesise thotë se ka qene i pritshem aksioni i Speciales.

Ai konsideron se Gjykata Speciale ka vleresuar drejtë kur ka vendosur qe përmes atij aksioni të bëjë arrestimin e krereve te OVL-UCK-së, marrë per baze rrezikun qe mund t’iu kanosej nga turmat e njerëzve.

“Aksioni ka qenë i pritshem, i paralajmëruar, për shkak te veprimeve te drejtuesve të organizatës së OVL, të cilët publikisht kanë pranu se punojne per ta demtuar Specialen. Ne këtë kontekst kanë fillu publikimin e dokumenteve ku ka edhe emra te deshmitareve. Dhe derisa dikush deklarohet se nuk e njeh këtë institucion, aksioni ka qene i pritshem dhe ne perputhje me rrezikun qe e ka vleresu gjykata ne kete rast. Pra nuk kam pritur qe i therret dikush ne tel dhe ju thote hajdeni ne filan vend sepse kemi me diskutu me juve derisa ata nuk e njohin si autoritet. Menyra e vetme për të realizuar planin e tyre ka qenë aksion policor edhe kogja i madh e i pergaditur. I kemi parë skenat ate dite dhe numrin e njerezve qe kane qene ne mbeshtetje te Hardinajt dhe z. Gucati dhe ne kete kontekst ata e kane vleresuar drejt dhe e kane realizu” tha Kajtazi për “Expose” raporton Gazeta Blic.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1980626508740885/

10/02/2020 21:06

Sekretari i OVL-UÇK-së: Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe legjitimitet të funksionojë