Lajme

Kadriu: Kosova pritet t’i kalojë vendet e rajonit në vlerësimin e PISA-s

01/09/2018 09:41
nga:Gazeta Blic

Republika e Kosovës ka bërë përgatitjet e konsiderueshme për të dal shumë më mirë në vlerësimin e PISA-s që mbahet në prill të këtij viti, duke synuar t’i kaloj vendet e rajonit. Kështu ka deklaruar Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit në Qeverinë e Kosovës.

Ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, tha se vlerësimi i fundit i PISA-s që ka nxjerr Kosovën në vendet e fundit të cilësisë në arsim, ka nxitur një reagim të të gjitha niveleve shkollore, për ta ngritur nivelin e arsimimit. Edhe ndryshimet në qeverisje, sipas tij, do të ndikojnë që sivjet, Kosova do të dal shumë më mirë se sa herën e kaluar, duke synuar që të jetë ose njëjtë, ose edhe më mirë sa vendet e rajonit.

Ai tha se Kosova kishte bërë kërkesë që të shtyhet vlerësimi për këtë vit, por që përgjigja nga OKB kishte qenë negative. Prandaj në prill të këtij viti të gjithë nxënësit 15 vjeçar do t’i nënshtrohen testit, i cili sipas Kadriut, më shumë do të jetë logjik që përcakton përgatitjet për e nxënësve për sfidat e ardhës, në një shkallë më të lartë të arsimimit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit.

“Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë. Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im”, ka thanë më heret Haradinaj.

Ndryshe, për të pasur mundësi që të përgatiten më shumë për testimin e ardhshëm Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka kërkuar që testimi të shtyhet për në vitin 2019.

12/06/2018 11:53

Kombëtaret U17 dhe U19 mësuan rivalët për kualifikimet e Evropianit