Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por që nuk mbajti asnjërin.
Ajo shprehet se kjo qeveri ka sjell sanksione, prishje të marrëdhënieve me partnerët kyç të Kosovës, e ka pranuar edhe Zajednicën.
“Sot është mbledhja e Kryesisë, ndoshta e fundit për këtë mandat, ku u trajtua vetëm një çështje, dhe ajo është mbajtja e një seance solemene me Kuvendin e Shqipërisë. Por çka është shqetësuese, është se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por në fakt nuk ka mbajtur asgjë, një prej tyre është sulmi që po u bëhet mediave, sulmi ndaj gjykatave, dhe në fund duhet me thënë se askush s’është mbi ligjin”.
“Çka ka prodhuar kjo Qeveri? Ne jemi të sanksionuar, i kemi raportet e prishura me të gjithë aleatët tanë, po shkojmë për të diskutuar dhe debatuar për të mos arritur asgjë, bil-bile nuk jemi anëtarësuar as në Këshillin e Evropës, ka pranuar Zajednicën”, tha deputetja.