• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kadrijaj: Me politikat që ndjek kjo qeveri na ka armiqësuar gati me të gjitha vendet e rajonit por edhe të BE-së

12/17/2023 21:24
nga:Gazeta Blic

Partitë opozitare tërë fajin për vendosjen e sansksioneve ndaj Kosovës nga ana e BE-së, po ia lënë Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se kjo qeveri është shumë pak aktive në arenën ndërkombëtare.

Ajo madje, thotë se pos BE-së, edhe SHBA e kishte ndëshkuar Kosovën, duke e pezullur nga ushtrimet ushtarake Defender 2023.

“Në fakt duke e pasur një qeveri të tillë tepër pak aktive në arenën ndërkombëtare, ka detyruar miqtë tanë ndërkombëtarë të vendosin sanksione. E dimë që Kosova është pezullur nga ushtrimet ushtarake Defender 2023, që ka qenë një masë direkte ndaj Kosovës nga SHBA-të”. thotë ajo.

Sipas saj, me politikat që ndjek kjo qeveri na ka armiqësuar gati me të gjitha vendet e rajonit por edhe të BE-së dhe me SHBA-të.

“Kjo qeveri, ka arritur që aleatët tanë të cilët i kemi pasur, aleatë publik t’i kthejë kundër Kosovës dhe të vendosin që Kosova të sanksionohet. Ky është rezultati i kësaj qeverie që ka arritur këtë vit. Fillimisht kur ne si opozitë apo si Aleancë kemi kërkuar që dialogu të harmonizohet me SHBA-të, ose kur kemi kërkuar që veprimet që i bën kjo qeveri të mos bëhen të njëanshme por të koordinohen me aleatët tanë, siç ka qenë marrëveshja për implementimin e targave”.

“Ne e kemi parë që filli i gjithë kësaj problematike ka qenë te fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje, pa konsultim as me faktorin politik të brendshëm por as me aleatët tanë ndërkombëtar dhe të gjitha këto kanë shkuar zinxhir dhe Kosova është sjellë në një situatë të tillë”, tha ajo për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?