Lajme

Kadri Veseli tregon se kush mund ta çojë vendin në zgjedhje

05/04/2018 21:34
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur për mundësinë e zgjedhjeve në vend.

Ai tha se vetëm Haradinaj do të mund ta dërgonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

“Vetëm Haradinaj mund ta çojë vendin në zgjedhje, kur ai menon se nuk po mund të kryejmë punë”, tha Veseli në RTK.

Sipas tij zgjedhjet e reja do ta bllokonin Kosovën, sidomos në temat e mëdha.

Ai folur në lidhje me platformën që e ka propozuar ai për temat e mëdha.

Veseli ka thënë se pret që kjo platformë do të ketë rezultate pozitive.

“Pres rezultat. Kemi reagimin e LDK-së që ka qenë pozitiv, do të lëvizim në këtë pjesë që të arrijmë koncesusin ndërmjet partive politike”, tha kryerparlamentari në RTK.

Veseli te temat e mëdha përmendi Ushtrinë, integrimin evropian, dialogun, Asociacionin dhe reformën zgjedhore.

“Domosdoshmërisht duhet të kemi unitet. Në temat si kauzë nacionale duhet të jemi të bashkuar. Nuk ka nevojë që të kemi kaq urrejtje të madhe politike, që është krejtësisht ego për pushtet”, tha Veseli.

Kryeparlamentari tha se Kosovës i mungon koncesusi nacional.

“Kosovës i mungon zhvillimi ekonomik, që mund të arrihet me koncesus nacional. Nuk më gëzon fakti kur rinia e Kosovës të na ikin nga vendi pas liberalizimit nga Kosova”, theksoi Kadri Veseli.

06/17/2019 11:09

Maqedonia e Veriut nikoqire e stërvitjes ushtarake “Goditje e vendosur”