Lajme

Kadri Veseli takon Adem Demaçin – E zgjon nga shtrati për një foto (Foto)

02/13/2018 18:00
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot simbolin e rezistencën kombëtare, Adem Demaçin.

Veseli ka thënë se askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi.

“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.