Lajme

Kadri Veseli shkon për ngushëllime tek familja e Qerim Kelmendit

03/03/2020 11:41
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen e Qerim Kelmendit, i cili para pak ditësh u vra në fshatin e tij në Zahaq.

Veseli ka thënë se Kelmendi ishte me tërë qenien i përkushtuar në luftën për çlirim.

Postimi i plotë:

Sot për ngushëllime tek familja e Qerim Kelmendit. Qerimin e njoha nga studimet. E njoha si student i Fakultetit të Bujqësisë, nga mesi i fundviteve ’80. Ishte i zhurmshëm, trim, kryengritës.

Gjatë ndryshimeve kushtetuese, Qerimi iu nënshtrua një persekutimi çnjerëzor disamujor të UDB-së jugosllave. Ai nuk u ndal as pas lirimit.

Në vitin 1992, qëndruam një kohë bashkë në Tiranë. Ishim djem të rinj, të ikur, për studime apo për ndonjë armë në Tiranë.

Më vonë, Qerimin, apo “Shpirtmadhin” siç e quanin shokët e Pejës, më rastisi ta shohë më pak personalisht në jetë, por ta takojë shkurt dhe të dëgjoj shumë për të se ishte gjithkund ku kishte nevojë për sakrificë ndaj atdheut!

Kalonte male e kufij për Kosovën. Sa herë e takoja përmendte se i kishte frikë arushat.

Kurrë nuk e kam kuptuar a frikohej vërtet nga arushat në male, apo ishte lloj shakaje?

I tillë ishte Qerimi, për ata që e njihnin!

Në luftë dhe UÇK, ishte me tërë qenien; paslufte u mundua të bëj jetën siç dinte vetëm ai.

Të përfundoj sot i djegur në liri, në tokën e Kosovës, një luftëtar i orëve të para të lirisë, pa adresë përgjegjësie, është turp për institucionet dhe guxim i madh kriminal në shoqëri, i vrasësve që vënë dorë mbi luftëtarët e lirisë!

Qerimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Familjes dhe bashkëluftëtarëve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë luftëtar të lirisë!

Sot për ngushëllime tek familja e Qerim Kelmendit. Qerimin e njoha nga studimet. E njoha si student i Fakultetit të…

Publiée par Kadri Veseli sur Mardi 3 mars 2020

04/22/2020 17:01

Veseli: PDK-ja është opozitë, nuk pranojmë ftesa për koalicion nga askush!