Lajme

Kadri Veseli pyet kush është Aleksandër Vuçiq?

04/26/2018 22:02
nga:A. R.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherë kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur rreth deklarimeve të shpeshta që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i bënë për shtetin e Kosovës.

Sidomos rreth ndikimit që ai ka tek Lista Serbe, dhe kërkesat e Vuçiqit për asociacion raporton GazetaBlic.

I pyetur në Rubikon rreth ‘kërcënimeve’ të Vuçiqit, Veseli ka thënë se Vuqiqi dhe deklaratat e tij nuk kanë asnjë rëndësi për të.

Madje ai me ironi ka pyetur moderatorin e emisionit se “Kush është Vuçiq?”

“Më fal por unë po tregohem shumë i sinqertë me ju, kush është Vuqiqi, kush është Vuçiqi për mu, për ne?” është shprehur Veseli në “Rubikon” të KTV-së.

Madje Veseli ka thënë se fjalët e Vuçiqit vetëm e inspirojnë atë, për të punuar edhe më shumë për Kosovën

“Asgjë për mua nuk do me thanë fjalët e Vuçiqit. Nuk më bëjnë përshtypje, ato janë qëndrime të tija që vetëm më inspirojnë më shumë me punu për vendin tem” është shprehur Veseli.

Por kur u pyet se si nuk i interesojnë deklarimet e personit që ka nën kontroll Listën Serbe, e që është pjesë e koalicionit qeverisës, Veseli ka thënë se e respekton elektoratin e Vuçiqit në Kosovë por vetëm kaq.

“Ne veprojmë si shtet i pavarur dhe sovran, dhe nuk ndikohemi për asgjë nga Beogradi. E respektojmë lidershipin e tij në Kosovë, por kaq, asgjë më shumë
E respektojë vetëm si president  i një shteti fqinjë” ka theksuar Veseli./GazetaBlic/

 

06/26/2019 23:54

LAJMI I FUNDIT: Juventusi arrin akordin me De Ligt, 12 milionë euro në sezon