Lajme

Kadri Veseli nis “Turin e Dëgjimit 2”: A po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja parlamentare?!

04/08/2020 13:14
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli edhe pse në kohë pandemie, tash e disa ditë ka nisur takime të ndryshme qoftë me struktura të partisë, por edhe më biznese të ndryshme e me qytetarë.

Derisa Veseli ka shpeshtuar takimet ditëve të fundit, ku në tri ditët e fundit pati takime të njëpasnjëshe, partia më e madhe në vend- Lëvizja vetëvendosje po kërkon zgjedhje të reja parlamentare, pas rrëzimit në Kuvend me 82 vota të Qeverisë Kurti.

Veseli para dy ditësh vizitoi banorët shqiptarë në veri të vendit, ndërkaq, gjatë ditës së djeshme qëndroi në qytetin e Ferizajt, ku zhvilloi takime të shumta.

Ai nuk do të ndalet as sot.

Sipas një njoftimi të lëshuar për medie nga PDK, ai pritet të zhvilloj disa takime në qytetin e Fushë Kosovës.

“Agjenda mediale e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ditën e mërkure (sot), 8 prill 2020. 1. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton sot, në ora 13:40, mulirin “NTP Vali” në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t’u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. 2. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, sot, në ora 14:00 në ndërtesën e komunës”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Kadri Veseli në vitin 2017, gjatë kohës sa PDK po bashkëqeveriste me LDK-në e Isa Mustafës, kishte nisur fushatën “Turi i Dëgjimit”. Atë kohë Veseli edhe pse thoshte se nuk kishte nisur fushatën elektorale, vetëm pak javë pas nisjes së këtij “turi”, u rrëzua qeveria Mustafa dhe vendi shkoj në zgjedhje.

Se a po paralajmëron Veseli zgjedhje të reja, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim, derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi të kryej procedurat me çështjen e mandatarit për rrëzimit të Qeverisë Kurti.

I pari i vendit, javën e kaluar ia ka dërguar Kurtit një shkresë, ku i ka kërkuar Vetëvendosjes t’ia jep emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

Nëse brenda dy javësh VV, nuk do t’ia jap emrin e mandatarit, atëherë presidenti vendos nëse do t’ia jap edhe një kandidati tjetër mundësinë e formimit të Qeverisë së re- pra ta shfrytëzojë edhe të drejtën e diskrecionit.

Për dallim nga Vetëvendosje që po kërkon zgjedhje të reja, partitë tjera si LDK, AAK, Nisma po kërkojnë formimin e Qeverisë së re, nga Kuvendi actual.

PDK në anën tjetër, publikisht ka thënë se është për zgjedhje të reja, mirëpo për shkak të pandemisë më koronavirus, njëherë për njëherë është që të mos ketë zgjedhje të shpejta./ Gazeta Blic

Gjoshi i PDK-së i përgjigjet Konjufcës: Nuk bëhemi pjesë e asnjë kalkulimi politik

 

 

 

 

09/28/2020 18:41

Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja për PDK-në, kthim në ‘normalitet’