Lajme

Kadri Veseli ngushëllon familjen Haliti: Koronavirusi duhet të jetë prokupimi ynë i vetëm

03/22/2020 15:10
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Haliti të cilët sot humbën të dashurin e tyre, Halit Halitin, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Veseli ka thënën se pandemia “Covid-19”, duhet të jetë preokupimi ynë i vetëm.

Shkrimi i plotë:

I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.
Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.
Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.
Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim.

I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 22 mars 2020

04/06/2020 19:46

Veseli: Shqiptarët në veri po ndihen të braktisur nga Qeveria Kurti