Lajme

Kadri Veseli: Ne i kemi lëshimet tona, por kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne kurrë nuk gabojmë

06/16/2019 10:52
nga:A. R.

Partia Demokratike e Kosovës po mban Konventën e nëntë zgjedhore ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i këtij subjekti politik dhe strukturat tjera.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari aktual i partisë Kadri Veseli si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, anëtarë dhe delegatë të partisë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Veseli ka thënë se zgjedhjet në PDK duhet të jenë shembull për të gjitha partitë e tjera, njofton Klan Kosova.

“Kjo është partia më e fuqishme për të qenë e para në tërë Kosovën. Sot është një ditë e madhe për të gjithë ne dhe një ditë shprese për demokracinë kosovare.Ne kemi ardhur në përfundim të një pune shumë të madhe që e kemi bërë anembanë Kosovës.”

“Zgjedhjet e brendshme në PDK kanë qenë një proces shembullor, këto zgjedhje me plot meritë janë leksion demokratik për të gjithë spektrin politik në Kosovë”.

“Kosova është parimi ynë jetësor, Kosova është vetë jeta jonë”, ka thënë Veseli.