Lajme

Kadri Veseli: Mjerë Kosova nëse ka mbetur në dorë të Avdullah Hotit

09/13/2018 22:37
nga:M H

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kishte sulmuar partitë e pozitës, për mosfillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për sot nga partitë e opozitës duke i quajtur “bandë kriminale”.

“Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale, nga njerëz si Veseli, (Ramush) Haradinaj dhe (Hashim) Thaçi”, kishte deklaruar Hoti.

Në Rubikon të KTV-së, Veseli ka thënë se është befasuar nga një fjalor i tillë dhe nuk e ka besuar se Avdullah Hoti mund të thotë dicka të tillë.

“Unë se kam besu kur më kanë thanë gazetarët, më beso. Kam thënë kushtimisht që nëse e ka thënë, haj medet për Kosovën… ai duhet t’i kërkoj falje Kosovës jo mua”, ka thënë Veseli.

“Mjerë Kosova nëse ka mbetur në dorë të Avdullah Hotit”, ka shtuar më tej.

“Çka e mbron shtetin sovran të Kosovës për të larguar çdo frikë e cila është e arsyeshme”, ka thënë Veseli është e pranueshme për ta të përfshihet në rezolutë por, theksoi ai, “mos të manipulojnë”.

11/14/2018 17:00

Përplasen ashpër Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi: Mësoni se çka ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Behgjet Pacollit!